Video më brutale e publikuar deri më tani nga ISIS, njerëzit theren si kafshë

ISIS ka festuar festën më të madhe të fesë Islame, atë të Kurban Bajramit, duke vrarë njerëz në mënyrën më brutale të mundshme, të cilat janë publikuar në një video, ku shihen të burgosurit paraqiten të varur në varëse të mishit për t’u therur.

Në njërën nga skenat e videos të xhiruar në një thertore në qytetin Deir ez-Zor në Siri, shihet se si njerëzit, të cilët janë të akuzuar për spiunazh, theren me thikë në fyt, pas së cilës fillon të rrjedh edhe gjak.

nfktkpturbxy9mytqwm2nmzdhkmwzjmtu5yzy1nwmyzgi2nmyyowu5ms5wbmetlqlnaxqawsovas0b1gdcw5uh2tivchvsc2ntcy9nrefflzfknzrjyjqxnza1otuwndm2nji5y2fizdywnmy1mgy2lnbuzwfcaa

Në shumicën e mediave botërore, mund të shihen komente ku thuhet se “një brutalitet i tillë, nuk është parë të ndodhë deri më tani”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Video është quajtur “Realizimi i Iluzioneve” dhe është publikuar në ditën e parë të Bajramit, dhe përkrah këtyre veprimeve bizare, në video janë paraqitur edhe inserte nga filmi “Misioni i Pamundur” me Tom Cruise në rolin kryesor.

tctktkpturbxy9hzwnizwrjowzhndjizjy1mge1mwi1zmzkywzmntqwzs5wbmetlqlnaxqawsovas0b1gdcw5uh2tivchvsc2ntcy9nrefflzfknzrjyjqxnza1otuwndm2nji5y2fizdywnmy1mgy2lnbuzwfcaa-442x314

Sipas shumë reagimeve, del që kjo është ndër videot më brutale të ISIS-it, pasi që në të shihe “njerëz që prehen si kafshë”. Video zgjatë 12 minuta ndërsa në të shihen edhe inserte të aksioneve të shtetit islamit, përfshirë edhe sulmet në Paris, Nicë, etj.

Temat
Botë

Të afërta