Turqia edhe formalisht i bën kërkesë ShBA-ve për arrestimin e Gulen

Turqia i ka bërë ShBA-ve një kërkesë formale për arrestimin e klerikut turk me banim në ShBA, Fethullah Gulen mbi akuzat se ai e ka orkestruar tentim puçin ushtarak më 15 korrik.

Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi turk NTV, përcjell Express.

Turqia i fajëson anëtarët e lëvizjes fetare të Gulenit për puçin e dështuar para dy muajve, në të cilin ushtarët mashtrues sekuestruan tanke dhe aeroplanë luftarakë duke bombarduar Parlamentin dhe kapur urat në përpjekje për të marrin pushtetin në vend.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan e diskutoi çështjen Gulen me presidentin e ShBA-ve, Barack Obama, gjatë samitit të G20 në Kinë në fillim të këtij muaj./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta