Qeriqi: Pastrimi i listave, shmangë problemet buxhetore dhe ato me FMN-në

Pas deklaratës së ministrit të Financave, Avdulla Hoti, se nuk ka mjete për të gjithë veteranet, ka reaguar edhe Këshilli për mbrojtjen e veteranëve të UÇK-së.

Xhevdet Qeriqi kryetar i këtij këshilli ka thënë për lajmi.net se ata nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje të uljes së pensioneve për këtë kategori.

Ai ka thënë se problemi me pagat për veteranët është lehtë i zgjidhshëm, duke pastruar listat dhe në këtë mënyrë, siç ka thënë, do të shmangen edhe problemet buxhetore dhe ato me FMN-në.

“Ne jemi të vendosur dhe nuk do të pranojmë asnjë zgjidhje tjetër rreth uljes së pensioneve për këtë kategori”.

“Qeveria dhe komisioni qeveritar për njohjen e statusit te veteranit te luftës te UÇK-së e kanë zgjidhjen letë ti pastrojnë listat edhe nuk do të kenë as probleme me buxhetin as me FMN-në e as me veteranët, pra këtë ia kemi thënë edhe kryeministrit kohë më parë në takim, në të kundërtën do të përballen me situata të pakëndshme”, ka thënë Qeriqi.

Edhe organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka reaguar lidhur më pensionet e veteranëve. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë që të kryej obligimet ndaj kësaj kategorie.

Temat
Vend

Të afërta