Pepe: Falënderoj Zotin që Mourinho u largua nga Reali

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka befasuar me një deklaratë të tij për Jose Mourinhon.

Pepe dhe Mourinho kanë punuar së bashku te Real Madridi.

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Pepe i është falënderuar Zotit që koha e Mourinhos përfundoi shpejtë te Reali.

“Nën drejtimin e Jose Mourinhos, njerëzit na urrenin kur dilnim në fushë”, deklaroi Pepe.

“Kjo zgjati tre vite, dhe falënderoj Zotin që kjo kohë shkoi shumë shpejtë”.

Temat
BotëSport

Të afërta