Gjatë natës së kaluar dhe mëngjesit të sotëm nuk janë regjistruar tërmete në Maqedoni.
Megjithatë, qindra qytetarë kanë vendosur që natën ta kalojnë në qiell të hapur, me tenda, duke i lënë shtëpitë e tyre, shkruan Portalb.
Dy ditët e kaluara, Shkupi është goditur nga një seri tërmetesh të cilët i kanë shqetësuar banorët e kryeqytetit.
Tërmeti i fundit më i fuqishëm ishte ai i mbrëmshmi i cili ndodhi rreth orës 20 dhe ishte me intensitet prej 4 shkallë sipas Rihterit dhe me epiqendër në Radishan.
Tërmeti më i fuqishëm ka ndodhur gjatë ditës së diel, i cili kishte intensitet prej 5.3 shkallëve sipas Rihterit.
Sizmologët thonë se askush nuk mund ta parashikojë se kur dhe a do të ketë më tërmete.