‘Kujdes nga Sportingu, vijnë për fitore’

Marcelo ka thënë se Sportingu vjen në Bernabeu për fitore
Mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo, në konferencën për media para ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve ndaj Sporting Lisbonës, ka thënë se ekipi i tij do të sulmojë me entuziazmin e njëjtë për t’i kënaqur fansat e klubit.

Mes tjerash, Marcelo ka kërkuar përqendrim maksimal nga bashkëlojtarët pasi sipas tij, ata vijnë në Bernabeu për të marrë pikë.

“Do të sulmojmë me të njëjtin entuziazëm si gjithmonë, duam të kënaqim fansat dhe të fitojmë gjithë titujt. Është një atmosferë e mrekullueshme në ekip dhe kjo ka rëndësi më së shumti”, ka thënë Marcelo, raporton Marca.

“Sportingu është një ekip i madh. Kam folur me Cristianon dhe e dimë se duhet t’i respektojmë sepse ata do të vijnë për fitore”, shtoi braziliani.

“Rotacionet? Zidane i di këto punë më mirë se unë”, tha Marcelo duke buzëqeshur. “Nëse ai bën rotacione, është për të mirën e skuadrës. Kushdo që luan, duhet të japë maksimumin. Duhet të pranojmë çdo vendim që merr trajneri”, është shprehur Zizu.

Temat
BotëSport

Të afërta