Hysaj nënshkruan me Napolin, i vendoset edhe kjo klauzolë

Nënshkrimi i kontratës së re mes Elseid Hysajt dhe Napolit, është çështje e përfunduar.

Kështu ka deklaruar agjenti i lojtarit, për ‘Radio Kiss Kiss’.

Mario Giuffredi ka thënë se pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku Napoli luan në udhëtim te Dinamo Kyev, do të nënshkruhet kontrata.

“Nuk ka asnjë problem, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve do t’i shikojmë gjërat dhe do të nënshkruajmë”, ka deklaruar Guiffredi.

“Klauzola që do t’i vendoset atij, është në favor të skuadrave jashtë Italisë, dhe largimi i tij do të bëhet vetëm për skuadrat jashtë Serie A”.

Temat
BotëSport

Të afërta