Haziri: Fetije Ramadani ia dha kombit Agimin, ky i fundit ia dha kombit lirinë

Mijëra njerëz nga e mbarë Kosova kanë marrë pjesë sot në varrimin e nënës së Heroit të kombit Agim Ramadani, Fetije Ramadani, në fshatin Zhegër të Gjilanit, në mesin e të cilëve kryetari Lutfi Haziri, sikurse edhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se zonja Fetije ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë.

Ai tha se të gjithë të pranishmit duhet të marrin diçka nga urtësia e saj, duke thënë se ky atribut është sinonim i një nëne shqiptare.

Në emër të familjes Ramadani, ka folur edhe djali i të ndjeres, Jashar Ramadani, i cili ka falënderuar të pranishmit për nderin dhe respektin e treguar sot me masovitet në këtë ceremoni varrimi.

Temat
Vend

Të afërta