Futbolli në zi: Lojtari anglez vdes në fushën e lojës (Foto)

Futbolli përsëri goditet nga tragjeditë në fushën e lojës.

Futbollisti anglez, Daniel Wilkinson, ka ndërruar jetë pas sulmit në zemër që e pësoi në fushën e lojës.

Lojtari i skuadrës së Shaw Lane, mbeti i shtrirë në fushë në ndeshjen ndaj Brighouse Town në “Giles Road” stadium.

26-vjeçarit iu ofrua ndihma e shpejtë pasi që i humbi ndjenjat, por ai nuk mbijetoi.

Një tjetër tragjedi kjo jo vetëm për futbollin anglez, pasi që në kohët e fundit janë shpeshtuar vdekjet në fushë.

Wilkinson e ka filluar karrierën në klubin e njohur anglez, Hull City.

91175913_dannywilkinson2-650x358

91176230_fatweet-600x173

91175921_hulltweet2-600x183

Temat
BotëSport

Të afërta