Figo: Ja pse e lashë Barcelonën për Real Madridin

Luis Figo ka rrëfyer arsyet e largimit nga Barcelona në drejtim të Real Madridit.

Portugezi është ndër të paktët futbollist që ka pasur mundësi të luajnë për të dy këto skuadra, por rasti i tij është edhe më i veçantë, pasi ai ka kaluar nga Barcelona te Real Madridi.

Në një intervistë për gazetën “AS”, Figo është kthyer në kohë, për të kujtuar kalimin që bëri bujën më të madhe në futboll.

“Dëgjojeni historinë që thotë Nunez (ish president i Barcelonës). Kur unë fola me të, mendoj se ai mendonte se unë nuk meritoi përmirësim material në kontratën time”, tha Figo.

Temat
BotëSport

Të afërta