Atmosfera elektrizuese që krijoi Gjiko në Prishtinë (Video)

Gjiko vazhdon të jetë një nga reperët më të pëlqyer të momentit, teksa mbrëmjet muzikore me prezencën e tij, janë elektrizuese.

Kështu ka ndodhur edhe të hënën mbrëma në Sallën e Kuqe në Prishtinë, ku ai ishte i ftuar të këndonte në kuadër të festimeve për Bajram.

Videoja që jua sjellim më poshtë tregon atmosferën e krijuar nën ritmet e këngëve të Asdren Gjikollit.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i ‘djaloshit fluturues’ është bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun, “Hajmali”, që është njëri prej disa hiteve të tij këtë sezon.

Temat
Showbiz

Të afërta