Arrestohet 19 vjeçari që po përgatiste sulme terroriste në Londër

Harun al Said (19) është akuzuar për përfshirje në përgatitjen e akteve terroriste në gusht dhe në fillim të shtatorit. Ai u arrestua javën e kaluar në shtëpinë e tij në perëndim të Londrës.

Prokuroria pretendon se i dyshuari u përpoq të blinte armë dhe mjet shpërthyes në internet, në mënyrë që të kryejnë sulme terroriste në pjesën e kryeqytetit britanik.

Gjykatësi urdhëroi të dyshuarin të mbetet në paraburgim deri në seancën e ardhshme.

Po ashtu edhe dy të tjerë, të moshës 19 dhe 20, u arrestuan për të njëjtën gjë, por ata u liruan shpejt pas u pagua lirimi me kusht.

Policia tha se arrestimet ishin rezultat i një hetimi të shërbimit të fshehtë për përfshirje në luftën kundër terrorizmit.

Temat
Botë

Të afërta