Aprovohet ankesa, mbi 1 milion euro për ushqimin e të burgosurve

Organi Shqyrtues i Prokurimit i jep të drejtë grupit NTP “Hajdini Comerc dhe Drena”.

Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik është aprovuar ankesën e grupit NTP “Hajdini Comerc dhe Drena”, me seli në Gllogoc dhe Skenderaj.

Mbi 1 milion euro është paraparë që të shpenzohen për furnizim me ushqim të të gjitha qendrave të burgjeve në Kosovë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik në një njoftim në faqen zyrtare thotë se Grupi NTP “Hajdini Comerc dhe Drena”, me seli në Gllogoc dhe Skenderaj, si palë e pakënaqur ka deponuar ankesë, kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues –Shërbimi Korrektues i Kosovës për anulimin e aktivitetit të Prokurimit me titull “Furnizim me Mallra Ushqimore për të burgosur- Kantinë”. Dhe se ankesa ë këtij operatori është aprovuar.

Së shpejti pritet edhe nënshkrimi i kontratës së këtij tenderi me qëllim që të fillon furnizimi me ushqim për të burgosurit e Kosovës.

Temat
Vend

Të afërta