Thaçi punon edhe për Bajram, takon kryeministrin e Guinesë

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka takuar në Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla.

E ka ftuar që ta vizitojë Kosovën, dhe e ka falënderuar për atë që Guinea ka bërë për Kosovën.

“Në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, sot pata takim me Kryeministrin e Republikës së Guinesë z. Mamady Youla. Kryeministrin e Guinesë e falënderova për njohjen që ky vend i ka bërë Kosovës dhe për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi. “Pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet në rajon dhe tanimë Kosova po njihet si faktor paqeje në botë. Me kryeministrin Youla, të cilin e ftova që ta vizitojë Kosovën, u pajtuam edhe për vendosje sa më të shpejt të marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy vendeve tona”, ka shkruar më tej ai.

14237726-1171383722931985-4520227079208944135-n_1473697754-18728

14354933-1171383716265319-4477544847607893838-n_1473697760-6340177-600x900

Temat
Botë

Të afërta