Shkupi vazhdon të dridhet, tërmeti i dytë sot

Në orën 14:19 një tërmet me fuqi 3,7 ballë sipas Rihterit sërish e dridhi Shkupin, dhe sërish epiqendra ka qenë në afërsi të njofton GazetaExpress.
Tërmeti ka zgjatur pak sekonda, por vetëm ka shtuar shqetësimet e banorëve të kryeqytetit, të cilët tashmë dy ditë po jetojnë në ankth nga dridhjet që s’po pushojnë që nga mëngjesi i djeshëm.

Tërmeti i parë sot ndodhi në orën 11:50 dhe kishte fuqinë 2,3 ballë, kurse epiqendrën e kishte 5 kilometra larg fshatit Haraçinë, që gjendet 9 kilometra larg Shkupit.

Dridhja më e fuqishme e tokës, me fuqi 5,2 ballë, ndodhi dje në 15:10, me ç’rast u shkaktuan edhe dëme materiale, ndërsa qindra njerëz kërkuan edhe ndihmë mjekësore. Shumë banorë të Shkupit natën e kaluar e kaluan jashtë shtëpive të veta.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare ka njoftuar për mbi 10 dridhje të tokës në rajonin e Shkupit, që filluan para orës 7 të mëngjesit të djeshëm, disa me intensitet më të madh, e disa me më të vogël.

Temat
LajmeRajon

Të afërta