Ronaldo: Mund ta thyejmë tabunë e Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo ka thënë se Real Madridi mund ta thyejë ‘tabunë’ duke triumfuar dy herë me radhë në Ligën e Kampionëve.

‘Los Blancos’, në edicionin që lamë pas fituan trofeun e 11’të në kompeticionin më madhor për klube, Champions League. Por, Cristiano Ronaldo nuk ndalet me kaq. Ai mendon se Reali ka skuadër për ta përsëritur këtë sukses.

“Unë gjithmonë mendoj pozitivisht. Mendoj se është e mundur që ta fitojmë përsëri Championsin”, ka thënë Ronaldo për UEFA’n.

“Normal se do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e lehtë – kështu që ne do të tentojmë”, shtoi ai. “Do të marrim gjithçka me qetësi dhe së pari duhet të kalojmë grupin. Por, po, mendoj se është e mundur që ta fitojmë përsëri Championsin”.

Temat
BotëSport

Të afërta