Pas Berishës, një tjetër futbollist që luan në Australi do Kosovën

Pas Besart Berishës, një tjetër lojtat nga kampionati i Australisë, mund t’i bashkohet Kosovës.

Është Labinot Haliti, sulmuesi i Newcastlw Jets që kërkon të vesh fanellën verdhekaltër.

Ai ka lindur në Prishtinë dhe nga mosha 11-vjeçare jeton në Australi, ku ka luajtur në shumë klube. Momentalisht ai po rikthehet nga lëndimi që e la jashtë fushës për disa muaj.

“Së pari dua të riaftësohem 100 për qind dhe të ndihmoj klubin. A do të doja të luaja për Kosovën? Do të gënjeja po të thosha jo. Unë jam lindur në Kosovën, familjen e kam atje dhe synimi im është të luajë një ditë atje. Nuk kam besuar se futbolli i Kosovës do të ndërkombëtarizohet kaq shpejt”, tha Haliti për “smh.au.com”.

r0_3_1200_678_w1200_h678_fmax-650x358

Temat
SportVend

Të afërta