Nitaj i bënë thirrje kryeministrit të tregoj përse po e thërret opozitën në takim

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj thotë së presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë dështuar ta ratifikojnë versionin aktual të demarkacionit.

Sipas Nitajt, kryeministri e tërhoqi projektligjin nga votimi sepse nuk i kishte votat për ta kaluar, e jo për shkak të rrethanave të krijuara siç pretendoi ai, shkruan lajmi.net.

“Sponsorët kryesorë të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, Presidenti dhe Kryeministri, kanë dështuar ta ratifikojnë projektligjin për Demarkacionin në Kuvend. Çdo kush që i ka dy fije mend në kokë, e di që Kryeministri e tërhoqi projektligjin nga votimi, nga se nuk i kishte votat për ta kaluar, e jo për shkak të rrethanave të krijuara, siç tha ai. Prandaj kjo është situata e fundit rreth demarkacionit dhe çdo nismë e Kryeministrit për tu takuar me Opozitën për këtë çështje, duhet ta këtë një emër”, shkruan Nitaj në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, e gjithë kjo papërgjegjshmëri rreth demarkacionit e ka rrokullisur vendin për një vit rresht.

“Trajtimi i pandershëm dhe i papërgjegjshëm i kësaj teme, e ka rrokullisur vendin për një vit rresht dhe nuk ka mbetur më hapësirë, as edhe për një gabim të vetëm”, shkruan Nitaj.

Temat
Vend

Të afërta