Mustafa, Tërnavës: Çdo Bajram po e presim më të lumtur e më të pasur

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ndër të parët vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava, i uroi atij këtë festë të madhe të myslimanëve.

“Jam i lumtur që çdo Bajram po e presim në gjendje më të mirë shpirtërore dhe ekonomike” u shpreh kryeministri, ndër të tjera, raporton Koha.net.

Tashmë tradicionale, Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava që në orët e para të mëngjesit, pas faljes së namazit të Bajramit të Vogël, ka nisur pritjen e zyrtarëve të lartë të vendit dhe të institucioneve e të shoqatave, të cilët po i urojnë Bajramin e Vogël, të njohur si festë e sakrificës dhe solidaritetit midis njerëzve.

Ndër të parët që vizitoi selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku bëhet pritja e atyre që i urojnë Myftiut të Kosovës, e përmes tij edhe të gjithë besimtarëve islamë, sot ishte kryeministri Isa Mustafa.

Myftiut Tërnava Bajramin e Vogël ia uroi sot edhe Ferid Aganai i Paertisë së Drejtësisë, si dhe Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala.

Myftiu vazhdon të presë urues dhe të marrë urime prej tyre.

Temat
LajmeVend

Të afërta