Mbajeni frymën para se ta shikoni koleksionin e veturave të Roman Abramovichit (Video)

Ai njihet si një prej personave më të pasur të planetit dhe si pronari miliarder i ekipit londinez të Chelsea.

Abramovich ka shfaqur edhe koleksionin e tij të pabesueshëm të makinave ndërsa shëtit me disa miq në pistën e Nurburgring në Gjermani.

Një spektakël që padyshim e fut edhe në listën e personave me koleksionin më të pabesueshëm të makinave.

Kjo është hera e parë që Abramovich bën publik edhe koleksionin e tij të makinave superluksoze, vlera e të cilave vlerësohet të jenë rreth 8.5 milionë paund.

Koleksioni i tij ndër të tjera përfshin dy Ferrari të ndryshme “Ferrari FXX” dhe “Ferrari 488 GT3”; Një nga 15 “Pagani Zonda R” që ekzistojnë në botë; Një “Bugatti Veyron”; Një “Mercedes-Benz AMG GT3”; Një Porche “Aston Martin Vulcan”.

https://youtu.be/DZ-IHhp2lRY

Temat
FunTeknologji

Të afërta