Fakt interesant: Ja pse Balotelli është detyruar të heq dorë nga numri 45 (Foto)

Karriera e Mario Balotellit është gati të rilind me aventurën e re që ka nisur në Francë te Nice.

Italiani debutoi me dy gola në fitoren e Nice 3:2 ndaj Marseille, duke e harruar një histori të keqe që linte pas te Liverpooli.

Por, për të kaluar te Nice, Balotelli është dashur të heq dorë nga numri i tij në fanellë.

Jemi mësuar që Mario të bartë numrin 45 në fanellën e tij, si te Interi, Manchester City, Milan e Liverpool.

Këtë numër, 25 vjeçari nuk mund ta mbaj te Nice, shkaku i disa rregullave që ekzistojnë në kampionatin francez.

Federata e Francës ua ndalon skuadrave që lojtarëve t’u dhurojnë fanellat me numër mbi 40.

Dhe për këtë, Super Mario ka zgjedhur numrin 9 te Nice, i cili duket se do t’i sjellë fat.

csk3bh4w8aayp_0

Temat
Botë

Të afërta