Ancelotti: Ja pse s’bëhem selektor

Carlo Ancelotti ka treguar se pse nuk mendon fare që të punojë si përzgjedhës.

Trajneri i Bayernit të Munichut, e konsideron këtë punë si monotone.

“Një ditë trajner i Italisë? Kush e di. Por, momentalisht më pëlqen të ushtrojë çdo ditë me ekipin. Dëshira ime është që të punojë çdo ditë me lojtarët e mi, e jo tri ditë në muaj siç bën një përzgjedhës”, deklaroi Ancelotti për “Radio Anchio Sport”.

Ai ka folur edhe për ish-klubin e tij, Milan, duke e lartësuar punën e presidentit Silvio Berlusconi.

“Te Milani është fundi i një cikli, pasi që pronarët e rinj janë kinezë. Unë mendoj që ka një tendencë për të harruar atë që Berlsconi ka bërë te Milani. S’duhet t’i harrojmë sukseset historike të tij. Megjithatë, shpresoj që pronarët e rinj kanë dëshirë dhe entuziazëm për të sjellë Milanin në nivel të lartë, sidomos në aspektin ekonomik, që është një rëndësi parësore”, shtoi Ancelotti.

Temat
BotëSport

Të afërta