Shqiptari thikë në zemër italianit, 46-vjeçari i mori ish- të dashurën rumune

Një shqiptar 56-vjeçar akuzohet për vrasjen e një italiani, ngjarje e ndodhur në Milano të shtetit fqinj një natë më parë.
Bujar Mersini u arrestua nga policia mbrëmjen e së shtunës, pasi kishte qëlluar me thikë në zemër italianin Gennaro Mercadante, në një sallë lojërash fati. Sipas mediave italiane, motiv i vrasjes është xhelozia.

Shqiptari, kishte deri një vit më parë një lidhje me një rumune 31-vjeçare, me të cilën kishte edhe dy fëmijë. Gruaja e la shqiptarin për t’u lidhur me italianin 46-vjeçar.

Mbrëmjen e djeshme, Mersini e ndoqi ‘rivalin’ e tij në sallën e lojërave të fatit dhe e goditi. Italiani humbi jetën pak pas mbërritjes së tij në spitalin “San Raffaele”.

Shqiptari u arrestua jo shumë larg nga salla e lojërave, dhe kur policët iu afruan, nuk bëri rezistencë, dhe pranoi përgjegjësinë e krimit /Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta