Sherr kushërinjsh në Pogradec, 50-vjeçari bëhet për spital

Një 50-vjeçar është dhunuar me sende të forta nga kushëriri i tij 35-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, në fshatin Beragozhdë. G.F është paraqitur në spitalin e Pogradecit i dëmtuar me sende të forta në kokë.
Nga hetimet e nisura nga policia, rezultoi se 50-vjeçari është goditur nga kushëriri i tij. B.F 35 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se po punon për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Pogradecit, 50-vjeçari u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia-e-pogradecit_1473604980-4908156

Temat
LajmeRajon

Të afërta