Ronaldo, mbret në ‘Santiago Bernabeu’ (Video)

Ronaldo është lojtari i parë në histori të klubit që shënon 150 gola në Bernabeu
Cistiano Ronaldo luajti të shtunën ndeshjen e parë për Real Madridin këtë sezon, i cili arriti të realizojë një gol. CR7 e bëri atë që është mësuar të bëjë gjithmonë që në minutën e gjashtë të ndeshjes, i cili kaloi Realin në epërsi ndaj Osasunës, në fitoren prej 5:2.

Ai tani ka shënuar 150 gola në La Liga në Santiago Bernabeu. Askush në histori të klubit të ‘Los Blancos’ nuk ka arritur një gjë të tillë. I ndjeri Di Stéfano është më afër portugezit me (145), derisa Raúl ka (141).

Në mesin e pesë lojtarëve me më së shumti gola në Ligë në Bernabeu janë edhe Santillana (126) dhe Puskas (100).

Postimin mund ta shikoni këtu

Shikoni këtu

Temat
BotëSport

Të afërta