Rinia e PDK-së shpërndan ndihma për familjet në nevojë (Foto)

Rinia Demokratike e PDK-së, dega në Prishtinë për nderë të festës së Kurban Bajramit, shpërndau ndihma për familjet në nevojë.

Kryetari i Rinisë së PDK-së, Dega në Prishtinë, Triumf Sadikaj tha se me rastin e festës së Kurban Bajramit kemi organizuar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, të cilat jetojnë në kryeqytetin tonë në Prishtinë.

“Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët islamë, kemi organizuar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, të cilat jetojnë në kryeqytetin tonë në Prishtinë, të cilat familje duhet të jenë breng për të gjithë ne!”, tha kryetari Triumf Sadikaj.

Me këtë aktivitet human tashmë tradicional Rinia e PDK-së uron të gjithë besimtarët e fesë islame dhe Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shëndet, paqe e lumturi, thuhet në njoftim.

rdk

rdk1

rdk2

Temat
LajmeVend

Të afërta