PS: Bllokohet votimi në Muhur, deputetja Tabaku futet në qendrën e votimit

Partia Socialiste njofton se në qendrën e votimit 1212 në fshatin Muhur procesi i votimit është ndërprerë për shkak se deputetja e PD-s, Jorida Tabaku është futur në ambientet e qendrës së votimit.
Gjithashtu sipas PS-së anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike janë konfliktuar me vëzhguesit dhe komisionerët.

“Bllokohet procesi i votimit në qendrën nr.1212 në Muhur. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Shkëlzen Qoku i shoqëruar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kanë hyrë në ambientet e qendrës së votimit dhe shtetasi Qoku është konfliktuar me vëzhguesit e komisionerët. Aktualisht procesi i votimit është bllokuar për këtë shkak”, njofton PS.

Temat
LajmeRajon

Të afërta