Kapen mbi gjysmë kilogrami marihuanë në kufi Kosovë-Shqipëri (Foto)

Sot në orët e para të mëngjesit oficerët doganor kanë arritur të kapin edhe një sasi të ulët të narkotikëve. Në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës janë kapur mbi gjysmë kilogrami (500 gram) të fshehura në çantën e shpinës tek një udhëtar i që udhëtonte me mini-autobus në relacionit Tiranë – Prishtinë.

Gjatë kalimi të kufirit Shqipëri Kosovë të një mini-autobusi oficerët doganor kanë kërkuar nga të gjithë udhëtarët që të zbresin dhe të mbajnë valixhet personale pran vetes, gjatë kontrollit të ushtruar të valixheve, në valixhen e një shtetasi Kosovar është hasur në një paketim me lënde të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 522 gram dhe një peshore digjitale. Personi i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia dhe pastaj është kryer kontrolli i tërësishëm i automjetit ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Rritja e zbulimeve të narkotikëve është si rezultat i profesionalizimit dhe trajnimeve të vazhdueshme të oficerëve doganor, Dogana e Kosovës është duke u përkrahur fuqishëm në këtë fushë nga programi i EXBS i SHBA-ve përmes trajnimeve të specializuara dhe donacionit të pajisjeve për kontroll. Vetëm gjatë kësaj jave Dogana ka parandaluar futjen e mbi 10 kg substanca narkotike, njofton Policia e Kosovës. pk1_1473598709-4670476

pk2_1473598774-8737792

pk_1473598704-9540805

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta