Çifti Obama të pazëvedësueshëm, një foto e fundit e tyre ka mahnitur të gjithë (Foto)

Çifti Obama padyshim janë shembulli më i mirë se si duhet mbajtur një lidhje e si duhet respektuar njëri-tjetrin me plot pozitivitet.

Ata, janë dyshja më e pëlqyer për shumë njerëz dhe dashuria e tyre e shfaqur publikisht ka marrë gjithmonë vëmendjen e merituar, shkruan lajmi.net.

Nuk është hera e parë që Barack dhe Michele Obama kanë qenë temë diskutimi për postimin e fotografive të ndryshme bashkë e gjithashtu hera e parë nuk është as që kanë qenë pjesë e kopertinës së revistës amerikane ‘Essence’.

a7093dd82da8e4004bdf2d66612b6700

Pikërisht kjo revistë do t’i nxjerrë dyshen simatike në muajin e ardhshëm, pak kohë para se Presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë të lënë Shtëpinë e Bardhë pas 8-vjetësh.

Por, ajo çfarë ka tërhequr më shumë ka qenë një fotografi e brendshme e revistës ku ata shfaqen përballë njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë.

Me të qarkulluar këto fotografi, të gjithë sytë i kanë pasur te ta, për të mos thënë te linjat e thelluara trupore të Michele, dhe kjo nuk është aspak për tu çuditur pasi Zonja e Parë ka fizikun për tu lakmuar.

f6a2b24020cd90f2f5227b0456fa5b6a

Temat
Fun

Të afërta