Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makinat përfundojnë jashtë rrugës (Video)

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit ku janë përplasur 3 automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Tre personat e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës ku ndodhen në rrezik për jetën.

Sipas informacioneve të deritanishme nga përplasja e 3 automjeteve, 2 prej makinave kanë dalë nga rruga.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

screenshot-1_1473604200-1817799

Temat
Rajon

Të afërta