Shkenda Dubova po vjen me diçka të re (Foto)

Këngëtarja Shkenda Dubova gjatë verës erdhi me projektin e saj të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “Bad Gal”, me të cilin arriti mbi një milion klikime në YouTube.

Por ajo ka treguar se nuk po ndalet. Shumë shpejt këngëtarja është në përgatitje të një kënge të re, të cilës është duke ia realizuar edhe videoklipin, transmeton Telegrafi.

Në një bisedë për Telegrafin, Shkenda ka dhënë disa detaje për këngën, duke treguar se ka braktisur studion e “On Records”, dhe kënga e saj e re po punohet nga Big Bang Beats në studion e “Red Box”.

Kënga ende e pa titull do të finalizohet edhe me videoklip, për të cilin po kujdesen produksioni Entermedia.

ShkendaDubova

Temat
Showbiz

Të afërta