Liverpooli i mban leksion Leicesterit

Presidenti amerikan Barack Obama, të shtunën i ka nderuar 3000 viktimat e sulmeve terroriste që goditën kullat binjake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 11 shtator të vitit 2001.

Në fjalën e tij drejtuar popullit amerikan, ai e ka vlerësuar lart trimërinë e të mbijetuarve dhe personelit të emergjencave që ka reaguar menjëherë pas sulmeve, dhe po ashtu ka falënderuar autoritetet amerikane të cilët që nga atëherë kanë punuar që ta mbajnë të sigurt shtetin.

“Në përballje me terrorizmin, ajo që ka rëndësi është mënyra se si ne reagojmë. Në situata të tilla s’mund të heqim dorë asnjëherë dhe s’duhet të ndahemi”.

“Qëllimi i sulmuesve ishte që t’i frikësonin amerikanët dhe të ndryshojnë mënyrën se si ne jetojmë”, ka thënë Obama, duke shtuar: “Amerikanët s’do t’i dorëzohen kurrë frikës”, shkruan Al Jazeera.

Temat
Vend

Të afërta