Ky është momenti dramatik kur policia e tërheq zvarrë terroristen e ISIS (Video)

Policia franceze e ka tërhequr zvarrë një grua e cila besohet se është terroriste e grupit të ashtuquajtur Shtet Islamik (ISIS) gjatë momentit të arrestimit të saj jashtë katedrales “Notre Dame”.

Një video amatore e siguruar nga transmetuesi francez “BFMTV” shfaq atë duke u tërhequr zvarrë nga makina e saj në rroba civile, transmeton Express.

Ajo bashkë me dy gra tjera janë arrestuar dje në Boussy-Saint-Antonie, një qytet ky në juglindje të Parisit.

Ato janë arrestuar nënë dyshimin për sulme terroriste.

Policia beson se ato po planifikonin sulm në stacion të trenit në Paris./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta