Kjo fotografi Gjikos i kujton diçka të rëndësishme nga e kaluara (Foto)

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, së fundmi është bërë nostalgjik për kohën kur ishte fëmijë.

Ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një fotografi të shkëputur nga arkiva, shkruan lajmi.net.

Fotografia e postuar shihet se është ndarë nga ceremonia festive e synetisë së tij, ndërsa në të ka marrë shumë pëlqime e komente.

Kujtojmë se Gjiko këtë verë e ka pasur shumë të ngarkuar me projekte muzikore të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun.

gjiko

Temat
Showbiz

Të afërta