Ja si u masakrua biznesmeni i huaj në Shqipëri

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për masakrimin e biznesmenit libanez me pasaportë amerikane që jeton në Shqipëri. Biznesmeni i huaj është Fadil Mitri, i cili po ndërton resortin turistik tek Gjiri i Lalzit.

Sipas policisë, në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, u përplasen makinat tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat.

Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe biznesmeni Fadil Mitri që ishte pasagjer.

Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifimin e autorëve dhe arrestimin e tyre. Ndëkohë, biznesmeni i huaj u shtrua në spitalin “Hygeia” ku shkuan ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi dhe zyrtarë të tjerë.

Temat
Rajon

Të afërta