Gjermania në alarm, 500 militantë islamikë në vend

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka paralajmëruar sot se Gjermani është shtëpi e më shumë se 500 militantëve islamike të cilët mund të jenë në gjendje që të kryejnë sulme vetë apo si anëtarë të grupeve terroriste.

Duke folur në një intervistë për gazetën Bild, de Maiziere ka thënë se momentalisht në vend gjenden të paktën 250 sulmues të mundshëm.

Ai shtoi se edhe 360 njerëz relevantë janë të njohur për policinë gjermane për shkak të afërsisë së tyre të afërt me sulmuesit e mundshëm.

“Grupet politike terroriste futen në mënyrë të fshehtë në Evropë dhe i përgatisin sulmet pa u vërejtur, siç e kemi parë në sulmet e Parisit dhe Brukselit,” tha ai.

“Por, është më e vështirë t’i zbulosh terroristët që veprojnë të vetëm. Për fat të keq, ekziston një rrezik real dhe prezent nga të dy kërcënimet,” shtoi ai.

Temat
Botë

Të afërta