Facilitatori i kredisë për autobusët, ‘shef’ i bashkëshortes së Shpend Ahmetit në GAP (Foto)

Kryetari Shpend Ahmeti e ka futur në borxh të rrezikshëm kompaninë publike “Trafiku Urban’ dhe Kuvendin Komunal të Prishtinës duke marrë kredi në vlerë prej 10 milionë euro. Ndërkaq, facilitatori (lehtësuesi) është miku i tij dhe ‘shefi’ i bashkëshortes së Ahmetit, Arianit Blakaj, i cili është bankier në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Janë shfaqur dyshime rreth tenderit furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban”, se Komuna e Prishtinës e ka shkelur ligjin kur e ka përzgjedhur fitues kompaninë “Iveco”, apo e ka favorizuar atë. Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se çdo hap rreth këtij tenderi ka qenë në koordinim me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim prej të cilës janë marrë edhe 10 milionë euro kredi.

Por, lajmi.net ka gjetur se Arianit Blakaj ka marrë pjesë në shumicën e takimeve me Komunën e Prishtinës si përfaqësues i BERZH. Blakaj është anëtarë i Bordit në Institutin GAP, ku aktualisht punon bashkëshortja e Ahmetit, ndërkohë dihet që për disa vite edhe Ahmeti ka qenë drejtor Ekzekutiv në këtë Institut.

Fillimisht, plani i Shpend Ahmetit për Transportin Publik, ka qenë që të sigurohen donacione, por gjithçka kishte ndryshuar kur Komuna e Prishtinës e kishte lëshuar një komunikatë për media, nëpërmjet të cilës shpjegonte bashkëpunimin me BERZH-in për rregullimin e transportit publik.

Madje janë shfaqur dyshime, nëse tenderin është dashur ta organizojë Trafiku urban, apo Komuna e Prishtinës, meqë autobusët janë blerë ne emër të kësaj kompanie.

Por, ajo që dihet është se nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu e ka udhëhequr Komisionin për realizimin e këtij tenderi. Ndërkaq, opozita komunale (PDK) e ka dërguar problemin në Agjencinë Kundër Korrupsionit për të parë nëse në këtë rast ka konflikt të interesit, po ashtu çështjen e kanë dërguar edhe në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, për të parë nëse fituesi është përzgjedhur sipas kritereve, meqë “Iveco” nuk ka qenë me çmimin më të lirë. Dyshime ka edhe rreth përpilimit të kritereve.

Po, kryetari Shpend Ahmeti ka thënë që prokurimi është bazuar në rregullat e BERZH-it ku në çdo hap është marrë pëlqimi nga ana e tyre. “Edhe kur janë bërë specifikacionet janë bërë bashkë me ta. Pra nga katër kompani ofertuese, një nuk i ka plotësuar kushtet (nga Ukraina) ndërsa nga të tjerat sipas formulës së përcaktuar (Çmimi, Shpenzimet, Mirëmbajtja, garancioni etj:) çmimi më i lirë është kompania fituese. Ky është raport 30 faqesh që është vlerësuar nga BERZH dhe është aprovuar”, ka thënë Ahemti.

Ndërkaq, Blakaj ka marr pjesë në takime si përfaqësues i BERZH-it në shumicën e rasteve pa prezencën e autoriteteve të Trafikut Urban.

Lajmi. net ka dërguar pyetje edhe në adresë të Blakajt për të marrë përgjigje lidhur me atë se cili ka qenë roli i tij në këtë mes, si dhe kush i ka përpiluar specifikat teknike për këtë tender, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje nuk ka kthyer as zyra e informimit e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim ne Londër.

Kompania “Iveco Czech Republic, a.s.” është shpallur fitues nga Komuna e Prishtinës për furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban” dhe kontrata është nënshkruar para pakë ditësh. Komuna nuk e ka bërë të ditur çmimin e kompanisë fituese e as emrat e ofertat e kompanive tjera garuese.

Lajmi.net, para disa ditësh ka raportuar që nga katër ofertues, aq sa ka pasur për këtë tender, “Iveco” ka qenë e treta më çmimin më të shtrenjtë. Oferta e kompanisë “Iveco” ka qenë 5 milionë e 922 mijë euro. Ndërsa, oferta e City Transport Group LTD, ka qenë 4 milionë e 800 mijë euro. Kompania e cila ka ofertuar me çmimin e dytë më të ulët është kompania “Albimi Higer”, me 4 milionë e 900 mijë euro. Me çmimin më të lartë ka qenë oferta e “Solaris Bus & Coaxh S. A.”, me 6 milionë e 600 mijë euro.

Realizimi i këtij tenderi nuk pritët ta zgjidh problemin, pasi që Komuna ka paraparë të fusë në trafik edhe autobusë të kompanive private.

I gjithë procesi ka qenë top sekret dhe mbetet i tillë duke drejtuar gishtin tek BERZH-i edhe pse kredia konsiderohet mjete publike. Madje, në fund të vitit të kaluar, kryetari Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dradan Sejdiu, kishin udhëtuar me Business Class për në Tajvan. Komuna e Prishtinës, kishte thënë se udhëtimi me Business Class për në Tajvan, i kryetarit dhe nënkryetarit, ka qenë tërësisht pa shpenzime e Komunën se Prishtinës. Sipas tyre, udhëtimi është mundësuar nga zyra e përfaqësuesve të Tajvanit në Hungari. Zyra e informimit nuk kishte dhënë detaje për këtë takim, pos që kishte treguar se në Tajvan do të diskutohet për çështje infrastrukturore dhe për Trafikun Urban.

blakaj

untitled-2

14256806_10209080496263102_1666375182_n

efefewq-650x358

bordi-keshillidnes

Temat
Vend

Të afërta