De Bruyne: Ky moment na solli fitoren

Kevin de Bruyne ka thënë se goli i tij i dha një shtytje shtesë Manchester Cityt në fitoren ndaj Manchester United.

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka lavdëruar ekipin pas fitores 2:1 ndaj Manchester United.

Ai tha se goli i parë i ndeshjes që shënoi, ishte një shtytje e madhe për “Citizens”.

“Ndeshja ndryshoi pas golit tim dhe ne ishim të shkëlqyeshëm në pjesën e parë”, deklaroi ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Për tifozët, kjo fitore vlen më shumë se tri pikë”, theksoi mesfushori belg.

capture-120-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta