Behgjet Pacolli priti miqtë e FB, apo elektoratin e partisë? (Foto)

Behgjet Pacolli ka vendosur që të organizojë një ndejë për të gjithë miqtë e tij në facebook. Ai ka vendosur që me një thirrje publike t’i ftojë të gjitha ata në oborrin e shtëpisë së tije t’i qerasë me muzikë e pije.

Pacolli dikur president i vendit vetëm për një muaj, por i rrëzuar nga gjykata Kushtetues për shkak të mënyrës së tij jokushtetuese të zgjedhjes, kishte menduar një herë të largohet nga politika dhe t’i përkushtohet biznesit miliardësh që ka, raporton lajmi.net.

Por pas një kohe ai vendosi që të rikthehet në politikë dhe të vazhdojë drejtimin e partisë së tij, Aleanca për Kosovën e Re.

Edhe pse në zgjedhjet e fundit parlamentare ai nuk mundi të kalojë pragun prej 5% për të hyrë në Kuvend, megjithatë dy kandidatët e tij për kryetarë të komunave, kanë fituar zgjedhjet.

Mimoza Kusari-Lila nga AKR-ja qeverisë me Gjakovën, kurse Agim Bahtiri qeverisë me Mitrovicën.

Megjithëkëtë, derisa Bahtiri vazhdon të mbetet pjesë e AKR-së, Kusari-Lila ka vendosur të largohet nga kjo parti dhe ka paralajmëruar krijimin e një subjekti të ri politik, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, pas ndejës së sotme, duket se Pacollit i është shtuar bindja e ai gëzon përkrahje nga elektorati pasi oborri në shtëpinë e tij në Hajvali është mbushur me shumë të rinj e të reja.

Ndonëse në këtë ndejë janë duke marrë pjesë edhe këngëtarë të ndryshëm, e që shumë nga pjesëmarrësit ka mundësi të kenë shkuar për t’u kënaqur në një koncert pa pagesë, Pacolli ka deklaruar se ndjehet i lumtur pse ka marrë iniciativë për t’i ftuar fansat në shtëpinë e tij.

Ai madje ka treguar se këtë ide e kishte menduar para një viti kur disa fansa të tij i kishin bërë kërkesë për vizitë në shtëpinë e tij.

Pacolli ka treguar se ka angazhuar 300 pjesëtarë të sigurimit derisa ka thënë se deri më tash në oborrin e shtëpisë së tij kanë mbërritur më shumë se 20 mijë qytetarë.

Sidoqoftë, mbetet pikëpyetje nëse Pacolli sot u takua me fansat e facebook0ut apo me elektoratin e tij, ku në vend se të shkojë tek secili, ai secilin e ka ftuar në shtëpinë e tij.

14333133_10157377073785153_5298698208452621933_n-600x450

14317354_10157377073695153_4025422509965977611_n-600x450

14222174_10157377073585153_4373947117313531561_n-600x450

Temat
Vend

Të afërta