Bagdad, 16 të vdekur nga dy shpërthime, ISIS merr përgjegjësinë

Shpërthimi i dyfishtë në një qendër tregtare në Bagdad ka lënë të vdekur së paku 16 persona.

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të dy autobombave në qendrën tregtare përballë Ministrisë së Naftës, deklaroi burme policore, raporton Anadolu Agency.

Kryerja e sulmit vetëvrasës është marrë përsipër nga organizata terroriste ISIS, e cila e pranoi autorësinë përmes një njoftimi të publikuar në agjencinë e lajmeve Amaq, që njihet për afërsi me grupin terrorist.

t-650x358

Temat
Botë

Të afërta