Arrestohet një shtetas i Malit të Zi i dyshuar se ka luftuar në Siri

Siç bëhet e ditur nga policia, Beharoviç është arrestuar në aeroportin e Podgoricës, ndërsa padia penale u kalua për kompetencë të mëtejshme në Prokurorinë speciale shtetërore në Podgoricë.

Policia malazeze arrestoi Hamid Beharoviç (38) nga Ulqini, nën dyshimin se ka marrë pjesë në luftimet në Siri në anën e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëhet e ditur nga policia, Beharoviç është arrestuar në aeroportin e Podgoricës, ndërsa padia penale u kalua për kompetencë të mëtejshme në Prokurorinë speciale shtetërore në Podgoricë.

Pjesëmarrja në formacione të armatosura të huaja është vepër penale sipas ligjeve në Mal të Zi. “I dyshuari Beharoviç, siç dyshohet, veprën penale me të cilën ngarkohet e ka kryer gjatë vitit 2015. Pas një plani të përgatitur paraprak, nga Mali i Zi përmes Turqisë udhëtoi në Siri, ku iu bashkua organizatës terroriste DAESH në të cilën kaloi më shumë se një vit”, theksuan nga policia.

Temat
BotëLajme

Të afërta