Dëshirojnë shumë të lindin një vajzë, por në 20 vjet martesë arritën të krijonin një skuadër të vërtetë futbolli, duke ngjizur 13 meshkuj.
Irineu Cruz dhe bashkëshortja e tij, Jucicleide Silva janë një çift nga Brazili dhe me gjithë dëshirën e madhe, nuk kanë mundur të kenë një vajzë.
Por, familja mund të numërojë një skuadër të vërtetë futbolli me djem, nga të cilët më i madhi është 18 vjeç dhe më i vogli vetëm disa muajsh. Çifti, megjithatë kanë thënë se nuk do të dorëzohen derisa të sjellin në jetë vajzën e dëshiruara aq shumë.
Djemtë kanë të gjitha emra të futbollistëve të njohur si Ivaldo, Ruan, Ramon, Rincon dhe Riquelme./GazetaShqip
Temat
Fun