Vazhdojnë skandalet dhe fyerjet e presidentit të Filipinës: Ban Ki-moon është “budalla”

Presidenti i Filipinës, Rodrigo Duterte tha sot se ai nuk ka dashur të fyente presidentin amerikan, Barack Obama, por menjëherë pas kësaj, ai ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon është “budalla”.

Duterte është i njohur për fjalë të ashpra ku edhe shkaktoi skandal gjatë të kësaj jave në samitin rajonal në Laos pasi që Obama e quajti një “bir bushtre”. Obama më pas anuluar një takim me të.

Sipas tij, as udhëheqësit e vendeve të tjera e as Obama nuk duhet të shprehin shqetësime rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Filipine. Në fillim të këtij viti në Filipine ka nisur një fushatë e ashpër kundër drogës dhe kontrabandës.

tan2016-6-5_105148_1-768x435

Është vlerësuar se rreth 3.000 njerëz janë vrarë gjatë këtyre operacioneve policore, transmeton lajmi.net.

OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësim rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Filipine, e cila edhe është arsyeja pse Duterte tha se Ban Ki-moon hynë në listën e njerëzve që ai i ka fyer.

“I thashë vetes se ai (Ban) është vetëm një budalla … Unë do të vazhdojë fushatën kundër kriminelëve, unë nuk kam asnjë mëshirë për ta”, tha presidenti i Filipineve.

tan2016-9-3_14213012_0-768x568

Duterte (71 vjeçar), jurist me profesion, erdhi në pushtet në fund të qershorit, pas fushatës zgjedhore, gjatë së cilës ai premtoi se do të merrej me dhjetëra mijëra kriminelë në vend.

Presidenti Filipine para zgjedhjeve kishte fyer kreun e Kishës Katolike, që ai e quajti “bir bushtre”, sepse gjatë vizitës së tij shkaktoj bllokim trafiku në Manila.

tan2016-9-3_14124461_0-768x512

Temat
Botë

Të afërta