“Të bëhem trajner i Kosovës? Unë jetoj për atë ditë”

Ardian Kozniku ëndërron që një ditë të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës.

Ish reprezentuesi i Kroacisë, gjatë një interviste për medien kroate ‘Tportal’, ka folur rreth emërimit të mundshëm të tij në krye të Kosovës në të ardhmen.

“Që nga dje, unë jam gati të ndihmoj, por Kosova aktualisht ka trajner dhe nuk do të ishte korrekte të spekulojmë në media”, deklaroi Kozniku, për Tportal.

“Për trajnerin vendos presidenti i federatës, Fadil Vokrri, për të cilin kam shumë respekt, dhe ai e dinë sa shumë e dua Kosovën, dhe sa dëshiroj që një ditë të bëhem trajner. Kush nuk do të dëshironte që të bëhet trajner i ekipit kombëtar të tij. Unë jetoj për atë ditë”, shtoi ai.

arddd-650x358

Temat
SportVend

Të afërta