Simiq: Ka nisur puna për themelimin e Asociacionit, falënderoj Thaçin e Mustafën

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, që, siç ka thënë ai, pavarësisht rezistencës të një pjese të komunitetit shqiptar në Kosovë, më në fund gjetën kurajën për të mbështetur publikisht procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe nisjen e punimeve të Këshillit Themelues të Asociacionit.

Simiq, në një deklaratë për Tanjug, tha se është i kënaqur me faktin se marrëveshja e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lista Serbe po fillon të zbatohet.

Ndërsa, siç është mësuar tashmë, Ekipi Themelues i Asociacionit është i përbërë nga, Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq dhe dy anëtarë të rinj, Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durleviq.

Ndërkohë më herët Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka hedhur poshtë këto pretendime duke shprehur “Dëshiroj të demantoj lajmet se gjoja Ekipi Menaxhues është krijuar tash dhe të demantoj lajmet që është krijuar nga Presidenti i Kosovës dhe nga Kryeministri i Kosovës, sepse Grupi Menaxhues është formuar në vitin 2013.

Temat
Vend

Të afërta