Qeveria ndryshon çasjen për Demarkacionin (Video)

Dhjetë ditë pas tërheqjes se projektligjit për demarkacionin, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa ka vendosur të ndryshojë qasjen e saj për çështjen e demarkacionit.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se në asnjë variant ekzekutivi nuk do të merr pozitën e të qenit e relaksuar dhe aq më pak nuk do të sillet në mënyre arrogantë e të thotë se e kanë kryer punën siç duhet, ndonëse siç shprehen qeveritarët e kanë përkrahjen e fuqive më të mëdha perëndimore për ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit.

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Mustafa ka thënë se procedimit të kësaj marrëveshje në Kuvend do t’i paraprijë një debat shterues dhe argumentues me akterë të ndryshëm përkitazi më këtë marrëveshje.

Temat
Vend

Të afërta