PDK-ja dhe VV-ja në Gjilan kërkojnë dorëheqjen e Lutfi Hazirit

Opozita e Komunës së Gjilanit vlerëson se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, prej tre vjetësh që nga marrja e pushtetit, në vazhdimësi kishte injoruar vërejtjet e këshilltarëve të opozitës të shprehura në Kuvendin Komunal lidhur me shkeljet ligjore të bëra nga pushteti lokal në fushën e prokurimit publik, në ndërtime, parregullsi në arsim dhe në dhënien me qira të parkimeve publike, shkruan sot Koha Ditore.

Dy subjektet opozitare, PDK-ja dhe lëvizja “Vetëvendosje”, deklarojnë se nuk janë të befasuara rreth ngritjes së aktakuzës ndaj kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për dëmtim të buxhetit komunal në vlerë prej 168 mijë eurosh me rastin e nënshkrimit të një kontrate shtesë me operatorin “S.O BEZI”, e cila menaxhonte vendparkimet publike ku në atë shtesë ishte reduktuar kontrata dhe ishin hequr disa vendparkime nga kontrata fillestare, të cilat kishin shkaktuar humbje në buxhet.

Temat
LajmeVend

Të afërta