Lekaj thotë se Tahiri vazhdimisht ka thënë të pavërteta për dialogun

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se demantimi nga Maja Kocijançiq i bërë ndaj deklaratës së ministres pa Protofol, Edita Tahiri për arritjen e marrëveshjes për targat e veturave mes Kosovës dhe Serbisë, tregon që Tahiri vazhdimit thotë të pavërteta.

Në një deklartë për media Lekaj ka thënë se përveç përfitime personale të Edita Tahirit, Kosova nuk asnjë përfitmin ga këto bisedime dhe ka kërkuar që ato të ndërpriten.

“Demantimi i sotëm nga Maja Kocijançiq i qëndrimit të Edita Tahirit se është arritur marrëveshja për njohjen e tabelave të makinave, është edhe një dëshmi tjetër se si zonja “marrëveshje” në vazhdimësi thotë gjëra të pavërteta vetëm e vetëm për vazhduar dialogu, tashmë abuziv, me Serbinë.

“Përveç meditjeve, pagave të majme e sorollatjeve të Edita Tahirit, Kosova nuk e ka asnjë përfitim nga vazhdimi i këtij modeli të bisedimeve. Prandaj ka ardhur koha që këto bisedime të ndërpriten e të bëhet një strategji e çartë se si do të dukeshin në të ardhmen bisedimet për gjërat bilaterale në mes dy shteteve të cilat duhet ta njohin njëra tjetrën”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se nga këto bisedime Serbia është ajo që ka përfituar shumë duke shfrytëzuar edhe paaftësinë e qeverisë.

“Tashmë që një kohë po shihet hapur se “produktet” e kësaj qeverie po e dërgojnë Kosovën në qorrsokak, nga i cili ata që e pësojnë janë vetëm qytetarët e Kosovës, sidomos ata që udhëtojnë shpesh nëpër serbi për të hyrë në Kosovë apo që shkojnë nga Kosova”.

“Zonja “Marreveshje” duhet të shkojë në shtëpi e të mos vazhdojë të na paraqitet si një negociatore e arrirë, sepse ajo emertimin me “z” edhe mund ta ketë, por me shumë e “zorit” se sa e “zonja’”, ka deklaruar Lekaj.

Temat
Vend

Të afërta