Kur politizohen edhe të zhdukurit: Familjet serbe i dalin në përkrahje Vuk Jereqimit

Shoqata serbe e familjeve të të kindpuarve dhe të vrarë në Kosovë i ka dërguar letër të hapur, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.

Në letrën, e cila u është dërguar të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se kjo Shoqatë i jep mbështetje të fuqishme Vuk Jeremiqit në kandidimin për sekretar të OKB-së.

Kjo letër, krejtësisht e politizuar, vije si reagim ndaj letrës dhe protestës të familjarëve të të zhdukurve në Kosovë.

Me këtë, dëshmohet se në Serbi nuk duan paqe me shqiptarët, sepse janë mbi 1600 shqiptarë të zhdukur pikërisht nga politika dhe shteti serb.

“Jemi të bindur se Jeremiqi me përkushtim dhe nder do ta kryente atë funksion, kurse është në interes të të gjitha viktimave në Kosovë”, thuhet në letrën e familjeve serbe.

Në këtë letër kërkohet “drejtësi” për serbët, romët, goranët, boshnjaket dhe shqiptarët e vrarë gjatë luftës dhe pas saj.

“Presim që shumica e vendeve anëtare të OKB-së do t’i japim besimin Jeremiqit dhe do ta zgjedhin në krye të OKB-së”, përfundon letra.

Temat
LajmeVend

Të afërta