Komuna ende nuk i ka emëruar drejtorët e shkollave në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka intervistuar një numër të madh të kandidatëve për drejtor të shkollave në komunën e Prishtinës mirëpo ende nuk e ka bërë emërimin e tyre në shumicën prej institucioneve pavarësisht se viti i ri shkollor ka filluar.
Intervisitimi i këtyre kandidatëve për shkollat fillore: “Faik Konica”, “Prenk Jakova”, “Xhemail Mustafa”, “Zenel Hajdini”, “Sami Frashëri”, “Meto Bajraktari”, “Afrim Gashi”, “Nazim Gafurri”, “Asim Vokshi” dhe “Shkolla e Gjelbert” është bërë më 8, 9, 10, 11 dhe 12 gusht të këtij viti.

Dy prej drejtorëve aktual të këtyre shkollave, në kushte anonimiteti kanë thënë për Arbresh.info se pavarësisht se janë intervistuar kandidatët që gati një muaj, nuk është bërë emërimi i asnjërit prej tyre drejtor.

Arbresh.info ka provuar gjatë gjithë ditës të kontaktoj me drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci për ta pyetur në lidhje me këtë çështje mirëpo ajo ka qenë e pakapshme në telefon

Temat
LajmeVend

Të afërta